Këngëtarja e njohur, Era Rusi dëshiron të bëhet nënë vitin e ardhshëm. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, Rusi rrëfeu se çfarë pret nga viti 2020, ku midis të tjerash nuk fshehu dëshirën për të patur një fëmijë në krah.
Ajo u shpreh se nuk është e nevojshme që të kesh një partner për të bërë fëmijë, duke lënë të nënkuptohet se edhe vetë është gati të bëhet nënë, edhe pa një mashkull në krah.
“Mendoj që në 2020-n, me unazë apo pa unazë, do doja të kisha një fëmijë… tani kanë ecur aq shumë kohët, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që të kem një unazë për të patur një fëmijë…”, u shpreh Era Rusi.