Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është mbledhur ditën e sotme për shkak të mungesës së disa anëtarëve.

Bashkëkryetari i këtij komisioni Damian Gjiknuri është shprehur se në mbledhjen e sotme ka munguar edhe bashkëkryetarja tjetër e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari për shkak të “gjendjes jo të mirë shëndetësore”.

“Nuk u bë kourumi i mbledhjes sepse disa nga anëtarët nuk erdhën. Bashkëkryetarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, kjo ishte e vetmja arsye, nuk ka ndonjë gjë të re. Sot ishte për t’u diskutuar me çështjet e ankimit, procedurat e votimit ku po diskutohen disa nga rekomandimet e ODHIR-it.

Puna do të vijojë dhe uroj të mos ketë bojkot sepse të gjitha partitë janë të interesuara. Ne mirëpresim partitë parlamentare që të vijnë me një propozim zgjedhor gjë e cila nuk ka ndodhur.

Komisioni ka një mandat dhe një afat dhe besoj shumë shpejt do të kemi një njoftim për vijimin e punimeve. Kështu që nuk ka asgjë tjetër për të shtuar, ndjesë, por nga njëra anë më mirë për ju se nuk pritët gjatë”, tha Gjiknuri./newsbomb