Enisa Nikaj një nga këngëtaret e reja shqiptare të Maqedonisë e cila jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj jashtë Shqipërisë ka publikuar një kengë për tërmetin e 26 nëntorit.

Ajo ka lindur në Brooklyn nga dy prindër shqiptarë dhe ëndërra e saj më e madhe është të bëhet një këngëtare e suksesshme.

Enisa nuk ka ndjekur një shkollë muzike, fillimet e saj kanë qenë disa “covera” të këngëve të njohura dhe më pas i publikonte ato në kanalin e saj në Youtube.

Tashmë Enisa është një këngëtare e suksesshme në SHBA.

Një javë më parë, këngëtarja ka nënshkruar një kontratë me “Atlantic Records”, ndërsa ditën e djeshme publikoi projektin e parë në këtë shtëpi diskografike.

Ajo ka shprehur nwpwrmjet vargjeve gjithë mbështetjen e saj për të prekurit nga tërmeti dhe lidhjen e fortë me vendlindjen, gjithë vështirësitë që kaluan gjatë atyre ditëve shkatërrimtare.

“Kënga i dedikohet të prekurve dhe viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, me titullin ‘Something Beautiful’.

E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart.

100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”, shkruan Enisa në profilin e saj.

Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit ishte ndër më shkatërruesit në vendin tonë, i cili shkaktoi 51 viktima, mbi 900 të dëmtuar dhe la mijëra njerëz pa shtëpi.