Gazetari Ylli Rakipi tha se me paketën antishpifje AMA dhe AKEP do kthehen në xhandarmëri për mediat nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur diktator.
Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve të RTV Ora, ai tha se dy instrumentet komandohen nga Rama.
Ai shtoi se kryeministri është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër të gjithë bashkësinë kombëtare
Ylli Rakipi: AMA dhe AKEP janë xhandarmëri për mediat. Dhe janë në dorë të Edi Ramës. Kemi kryeministër që nuk bën punën që ka. Kur është kryeministër bën kryeredaktorin e mediave. Dy instrumentet e krijuara AMA-n dhe AKEP-in i komandon kur të dojë diktatori. Nuk ka as AKEP as Akrep goditjen e jep Edi Rama. Ai është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër të gjithë bashkësinë kombëtare. Nëse nuk e kupton këtë do sjellë fundin e Ramës.
Ndërsa u bëri thirrje gazetarëve për “luftë” dhe jo bojkot.
Ylli Rakipi: Në regjim duhet luftë por jo bojkot i gazetarëve
Rakipi tha se kryeministri ka shpallur veten kryeredaktor të mediave duke theksuar se po ushtron terror të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve:
Ylli Rapiki: Kryeministri Edi Rama ka kohë që e ka shpallur veten kryeredaktor të medias. E ka bërë në mënyrë intensive. Nuk kemi parë një njeri që ka ngritur median e vet dhe me propagandë bën fake news, dhe këtë e bën Edi Rama. Nuk ja kemi prekur fjalën Edi Ramës pse me fjalën e tij shqiptarët kanë kuptuar se nuk kanë njeri normal përballë. Ecejaket e tij në vendet e dëmtuara nga tërmeti me fjalët, idiotësitë e tij të përhershme, janë tregues. Gjithë shqiptarët janë në terror të jashtëzakonshëm të Edi Ramës. Edhe nëse nuk është televizioni i tij, përdor oligarkët e mediave. Vetëm nuk ka pjerdhur në televizionet shqiptare. Rama ka marrë të gjitha pushtetet