Imami Elvis Naçi ka marrë profesoren dhe inxhinieren e njohur Luljeta Bozo për të inspektuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Të dy bashkë kanë qenë sot në Thumanë për të parë nga afër çdo shtëpi. Bamirësi thotë se procesi i riparimit të shtëpive, do jetë transparent ashtu sikurse mbledhja e donacioneve.
“Me Profesoreshen dhe Inxhinjeren Luljeta Bozo, hymë ne një fazë të re për Thumanen. Evindentimi shtëpi më shtëpi te te gjitha dëmeve të shkaktuara nga termeti. Bëmë një beselidhje me banoret, që do të perfitojnë vetëm ata që janë nevojtarë, ku shtëpia e tyre nuk mund të riparohet. Sepse paratë e donatorëve janë të shenjta për ne, ky proces ashtu si edhe mbledhja e donacioneve do të jetë transparent, i bërë nga ekspertët më të mirë qe ka Shqiperia me ne krye Luljeta Bozo.
Sepse ne duam te jemi profesioniste ne kete nisëm të madhe. Organizimi perfekt dhe serioziteti yne do te përligj besimin tuaj. Zoti e bekofte Shqiptarinë dhe kete nisëm të përbashket tonen me te gjithe Shqiptarët ne te gjithë boten”, shkruan Elvis Naçi.