Caktohet data e seancës paraprake e kryedemokratit Lulzim Basha për akuzat e falsifikimit të formularëve. Mësohet se Basha bashkë me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin do të dalin para togave të zeza më 13 janar.
Të tre zyrtarët e PD-së janë nën akuzë për falsifikim formularësh dhe do të gjykohen nga gjyqtari paraprak, Lazër Sallaku, i cili u zgjodh disa ditë më parë.