Para se të arrestohej në Shkodër, Zamir Jakupi këngëtari i muzikës live i këndonte dashurisë, tani e tutje repertori i tij do të duhet të zhvillohet pas hekurave.
Bashkë me këngëtarin e njohur të muzikës popullore u prangosën edhe dy menaxherë të një klubi nate. Gasper Marku dhe Aldo Vruçaj u arrestuan nga policia e Shkodrës.
Dyshohet se të arrestuarit kryenin aktivitet të jashtëligjshëm, kryesisht në fushën e narkotikëve dhe të prostitucionit. Në operacion morën pjesë, forcat RENEA dhe FNSH, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit të natës Elidon Marku.
Uniformat blu pohuan se po hetohet në gjendje të lirë një balerinë dhe një klient.
Vëzhgimi ka zgjatur disa muaj, dhe janë sekuestruar edhe pamjet filmike për të provuar aktivitetin kriminal të kryer në bashkëpunim.
Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike, kokainë dhe sende të tjera, që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.
Ata akuzohen për “prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prostitucion abcnews.al