Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë vendit të njohur si “Kryqëzimi i Patokut” në autostradën Lezhë-Laç, ndërsa burime bëjnë me dije për Faxweb.al se janë përfshirë 2 automjete ndërsa flitet për dy persona në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve mësohet se drejtuesi i njërit nga mjetet dhe pasagjerja që është bashkëshortja e tij kanë marrë plagë të rënda e për pasojë janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.