Atmosfera e festave të fundvitit trokiti edhe në qytetin e Pukës, teksa dhjetori i karakterizuar nga dekori festiv që ka mbuluar qytetin malor duket se tërheq së tepërmi fëmijët.
Mbërritja e babagjyshit që gjendet çdo mbrëmje rrugëve të qytetit ka tërhequr vëmendjen edhe të vizitorëve të cilët e takojnë atë për foto si një kujtim i vizitës në Pukë.
Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj tha se kjo periudhë është kohë e të menduarit për të varfrit, të sëmurët dhe të prekurit nga tërmeti.
Një ndër elementet tërheqës në Puke është dhe Betlehemi i vendosur në qendër të qytetit, i cili veç shembullit të tolerancës fetare shënon dhe qytetin e parë në Shqipëri me elementë të tillë festivë.
Puka gjatë këtyre ditëve është një mundësi e mire pushimesh nën atmosferën e ngrohtë të dekorit festiv që po sfidon në një farë mënyre temperaturat e ftohta të dimrit.