Kryeministri Edi Rama pak çaste me parë nisi deklaroi se opozita ka nisur një luftë balte sipas tij, kundër qeveisë. Përmes një videomesazhi në “Facebook”, Rama u shpreh se flamurin e kësaj lufte do ta marrë shumë shpejt kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I pari i qeverisë e kritikoi kryedemokratin që nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij për bashkëpunim, ndërsa theksoi se nuk do të merret më me akzuat politike.

“Kritkoj Lulzim Bashën me keqardhje për refuzimin e përsëritur që nuk u ul në tryezë me ne. Nuk e di pse refuzon, por është një mungesë e plotë përgjegjësie. Ka nisur shenjat e luftës së egër të baltës. Do t’ju helmojnë me sajesa e shpifje e gjysmë të vërteta. Por kjo është puna e tyre dhe e Lulzim Bashës që me siguri do ta marrë shpejt flamurin e asaj lufte. Unë nuk do të merem me ta. Do të përpiqem të mos lejoj që edhe njerëzit pranë meje të mos merren me ta.

Sepse ne duhet të merremi më sfidën e jashtëzakonshme që na ka vënë përpara zoti apo natyra duke na goditur s’di s’ka më rëndë, por edhe duke na dhënë një mundësi të jashtazakonshme që të ringhirhemi së bashku, përtej politikës, përtej vetvetes duke dhënë maksimumin sa më njerëzisht për ata fatkeqë që u dëmtuan më shumë se gjithë ne të tjerët.

Çdo qindarkë të shpenzohet me mençuri dhe me transparencë maksimale. Për çdo akuzë që do të dëgjoni, jo u vodh këtu, jo u vodh andej, të jeni të bindur se unë do të kërkoj hetimin e çdo gjëje dhe nëse është e vërtetëm, di të marrim masa që çdo abuzues të marri ndëshkimin.

Por ju lutem mos bini pre e baltës së përditshme që mesa duket do të rrjedhë lumë”, u shpreh Edi Rama. Po ashtu, ai bëri me dije se konferenca e donatorëve për të prekurit nga tërmeti pritet të mbahet mes fundi të janarit dhe fillimit të shkurtit.


(M. I./ Faxweb.al)