Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana, në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar ëmërimin si ministër të Shtetit për Rindërtim, ish-minitrin e Ekonomisë, Arben Ahmetajn.

Pojana ka publikuar një video të disa viteve më parë ku shihet Ahmetaj së bashku me socialistë të tjerë të dëgjohet teksa thotë “Tallim b*thën me këto”.

E përshëndes përzemërsisht emërimin e Arben Ahmetaj në pozicionin e ministër Shteti për Rindërtimin!

Edi Rama është frymëzuar fort prej tij, përveç të gjitha arritjeve si ministër i specializuar për konçensione, zoti Ahmetaj e ka mahnitur edhe me dashurinë për qytetarët, e cila demonstrohet qartësisht në këtë video!

Fjalët janë të tepërta!

Shqipëria digjet nga dhimbja e shkaktuar nga tërmeti, Rama me shokë krihen!”- shkruan Pojana.

https://www.facebook.com/pojanaklevi/videos/444518972912542/