Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Velia ka shkuar në qytetin e Elbasanit pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme ku u ekzekutua Andi Zylyfi dhe u plagos Ardit Uruçi.

Deri më tani janë shoqëruar së paku 10 persona të cilët po merren në pyetje për ngjarjen e ndodhur.

Ndërkohë në aksionin për kërkimin e autorëve po merr pjesë FNSH të cilët po përdorin edhe qenin gjurmues gjatë kontrolleve.