Dukesha e Kembrixhit Kate Midleton, në mbrëmjen e organizuar në Pallatin Mbretëror, kishte vendosur kurorën e trashëguar nga Princeshë Diana. Kjo diademë është vërtet e rëndësishme në familjen mbretërore dhe daton rreth 200 vjet më parë.
Kurora që mban në kokë dukesha e Kembrixhit Kate Midleton, vendoset vetëm në raste të veçanta, siç ishte edhe pritja me rastin e Krishtlindjes, organizuar në Pallatin Mbretëror nga Mbretëresha Elisabetë. Me një fustan elegant të zi, Dukesha shkëlqeu mes më shumë se 1000 të ftuarave diplomatë, ambasadorë dhe përfaqësues të qeverive.
Të veçantë këtë kurorë e bën edhe fakti se ajo është e trashëguar nga vjehrra e saj, që nuk e njohu asnjëherë, Princeshë Diana. Për pritjen e rëndësishme, Kate kishte vendosur edhe një varëse me diamante, që theksonin akoma më shumë veshjen elegante të saj, një fustan kadife nga stilisti I famshëm, Alexander McQueen.
Historia e kësaj kurore është e vërtet interesante. Ajo ishte porositur nga Mbretëresha Mari në vitin 1914, gjyshja e mbretëreshës aktuale Elizabeth II, bashkëshortja e mbretit George V dhe nëna e asaj Edward VIII që hoqi dorë nga froni për t’u martuar me amerikanin Wallis Simpson. Ajo kërkoi t’i qëndronte besnike një modeli të saktë: atij të diademës që i kishte takuar gjyshes së saj, Princeshës Augusta e Hesse dhe daton 200 vjet mw parw. Prandaj, emri i kurorës, ” Lover’s knot”, “Nyja e Dashurisë”, i atribuohet asaj.