Presidenti Ilir Meta ka emëruar Shemsi Prençi si këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile vetëm pak kohë pas propozimit të Arben Ahmetajt nga Rama për të drejtuar MInistrinë e Shteti për rindërtimin dhe pranimit të këtij propozimi nga Kreu i Shtetit.

Prençi ka qenë më herë në poste drejtuese në Policinë e shtetit si dhe ka drejtuar Emergjencat Civile gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama.

Ky vendim i Presidentit vjen në një kohë kur sapo është bërë propozimi nga ana e kryeministrit Edi Rama për hapësirën e krijimit të një ministrie të re nën drejtimin e Arben Ahmetajt si ministër i Shtetit për Rindërtimin.

Ndërkohë që lidhur me propozimin e Edi Ramës, ka reaguar edhe Presidenca ku shprehet se nuk do të humbiste asnjë minutë kohë për dekretimin e Ahmetajt.

Nga ana tjetër, emërimi i Prençit në këtë detyrë nga Meta vjen në situatën e jashtëzakonshme natyrore të shpallur në disa rajopne të vendit që janë prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.