Historia tragjike e 14-vjeçari Renis Muca, i cili qëndroi në koma për gati 3 muaj pas një aksidenti dhe më pas ndërroi jetë në një klinike të specializuar në Ankara, preku zemrat e shqiptarëve.
Familja e Renisit, të gjunjëzuar nga humbja e djalit të tyre, kanë bërë sot një gjest fisnik. Tezja e 14-vjeçarit teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në ‘News24’ përmes një lidhje telefonike, bëri publik edhe kërkesën e motrës së saj, nënës së Renisit.
Mes lotësh dhe zërin që i dridhej, tezja e vogëlushit tha se të gjithë fondet që i kanë ngelur familjes nga kontributi i shqiptarëve pas thirrjes së fondacionit Firdeues, do t’i kalojnë të prekurve nga tërmeti. Kjo deklaratë ka bërë që në studio të preken dhe të përloten të gjithë me gjestin e familjes Muça.