20 miliardë lekë vitin që vjen do të shkojnë për rindërtimin e qyteteve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. 13 miliardë lekë do të lëvrohen nga buxheti i shtetit dhe 7 miliardë nga donacionet.

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi buxhetin për vitin 2020.

Deputetët e mazhorancës miratuan gjithashtu amendamentin e propozuar nga deputetja socialiste Evis Kushi për heqjen e tatim-fitimit prej 15% në rastet e dhurimit të pronës dhe truallit bujqësor nga babai apo nëna tek femijët. Amendamenti përfshin edhe rastet e dhurimit nga bashkëshorti tek bashkëshortja dhe ka të bëjë vetëm me një pronë.

Në komision nuk munguan debatet. Kryetari Arben Ahmetaj replikoi me deputetin e Ballit Kombëtar Artur Rroshi për rivlerësimin e pronave./abcnews.al