Prokuroria e Durrësit pritet të presë fletët e para të arrestit për ndërtues e zyrtarë në qytetin bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shembi disa ndërtesa duke vrarë 25 persona.
Sipas burimeve për faxweb.al, hetimet që nisën me 29 nëntor pas ekspertimit të dhjetëra pallateve e banesave të shembura pritet të konkludohen me prangosje të abuzuesve me ligjin, si në sektorin privat dhe atë shtetëror, ndërsa të akuzuarit do të përballen me akuzat @shëprdorim detyre’ si dhe ‘ndërtim pa leje’.
Deri më tani faktet të çojnë në abuzime me projektimin, ndërtimin si dhe mbikëqyrjen e godinave të ngritura në Durrës gjatë 2 dekadave të fundit.
Tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti ishte shkatërrimtar, lëkundjet smizike të magnitudës 6.4 të shkallës rihter rezultuan fatale pasi shembën dhjetëra banesa e pallate, duke shkaktuar 51 viktima në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar dëme materiale ende të pallogaritshme.
24 orë më pas kryeministri i vendit, Edi Rama shpalli gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore pasi mijëra banorë mbetën pa strehim. Ky i fundit ka premtuar rindërtimin, ndërsa kostoja e këtij aksioni llogaritet së paku 500 milionë euro