Lori Hoxha njihet nga të gjithë për jetën e saj luksoze dhe pasurinë që trashëgon, pasi ajo është vajza e Dritan Hoxhës, i cili ishte themeluesi i Top Media.
Tashmë trashëgimtarja e Top Medias, Lori është një nga personat më të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo admirohet nga të rinjtë për stilin e jetës mes Londrës dhe Tiranës, për mënyrën e veshjes dhe gjithçka tjetër të bukur që poston në profilin e saj.
Së fundmi, ajo është përfshirë në një intervistë të hapur në Instagramin e saj, në opsionin “Ask me a question”, ku ndjekësit e saj kanë pasur mundësinë të pyesin për gjithçka, ku pyetjet ishin të shumta, por një nga ndjekësit nuk ka nguruar ta pyesë se sa e pasur është ajo.
“Nëse lumturia do të ishte një monedhë, sa e pasur është Lori Hoxha”? e pyet një nga ndjekësit.
‘Shtresë e mesme! Mund të përballoj shumicën e nevojave të mia dhe njëherë në kaq kohë, mund të shpenzoj pa menduar gjatë në diçka të mirë”, është përgjigjur trashëgimtarja e Top Channel.