Mbrëmjen e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur në Pallatin e Brigadave ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i ka falenderuar për ndihmën e tyre për të përballuar pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materialen në disa qarqe të vendit.

Rama tha se grupet e kërkim-shpëtimit e vendeve të tjera kanë bërë një punë heroike, ku prej gërmadhave arritën të nxirrnin jetë njerëzish. Po ashtu, numri një i qeverisë, deklaroi se është ngritur Komiteti i Rindërtimit, i cili do të zhvillojë punën e tij në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Mes tjerash, Rama tha se edhe pse fatkeqësia goditi rëndë ekonominë, qeveria nuk do të shtojë asnjë taksë të re ndaj qytetarëve dhe nuk do të pengojë investimet madhore, të cilat janë planifikuar për t’u kryer vitet e ardhshme.

“Këto dy javë ne pamë të mëshiruar solidaritetin në njerëz, flamuj dhe gjuhë të ndryshme, njësoj sikur të ishin këtu për të ardhur me një porosi pas tërmeti psikologjik të tetorit, për të mishëruar ata që etërit të Evropës shkruanin: se kur evropianët punojnë bashkë, ka vetëm një horizont të përbashkët idesh.

Nuk e harrova Zvicrën natyrisht, edhe pse ajo ishte e jashtëzakonshme si vet emri që ka. E veçova se ka zgjedhur të jetë jashtë Evropës. Mirënjohje për ju të gjithë, që i bashkohet e gjithë qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, dua tu siguroj se kështu i shoh dhe i shohim këto gërmadha dhe shesh-betejat ku njerëzit tuaj, luftuan për të nxjerrë dhe për të shpëtuar njerëzit tanë nga rrënojat.

Edhe për procesin e rindërtimit urojmë që të jemi në krah dhe së bashku. E kemi krijuar një komitet dhe kemi punuar pa pushim, pa orar për të përgatitur planet e ndërtimit. Detyrimi ynë është që të ofrojmë që zgjidhje të drejtë të qëndrueshme dhe afatgjatë për të gjithë familjet që kanë humbur shtëpinë në këtë katastrofë. Në këto raste na paralajmëron: “të kemi mendjen”

Duhet të jemi dhe besoj se ne jemi realistë. Për të përmbyllur procesin e rindërtimit na duhet më shumë. Por nuk dua që ajo të bëhet në kurriz të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes së fëmijëve të këtij vendi. Nuk kemi parashikuar asnjë taksë të re dhe asnjë pengesë të investimeve madhore. As buxheti i mbrojtjes nuk do të preket. Ne kemi marrë një angazhim dhe nuk do t’i bëjmë bisht. Në këto vite kemi bërë shumë për të vendosur ekonominë dhe financat e vendit në një themel të qëndrueshëm dhe nuk mund ta prekim këtë themel. Unë jam krenar se pavarësisht përmasave të kësaj katastrofe dhe lëkundjes shumë të fortë të të gjithë ngrehinës së shoqërisë dhe të shtetit, ne e kemi përballuar momentin e parë plot me dinjitet.

Jo pak ndër ju, janë dëshmitarët në vendet e tyre, të efektit që ka një tërmet apo një katastrofë natyrore mbi shoqërinë dhe mbi shtetin dhe qeverisjen dhe besoj se ju ndani mendimin me mua se Shqipëria duke vendosur të pastrehët në hotele, në shtëpi me qira, që shpesh janë më të mira, që të prekurit kanë humbur, meriton sigurisht respekt.

Ne e dimë se kjo është e përkohshme dhe koha nuk punon për ne dhe për këtë arsye të bëjmë çdo gjë që mos të lejojmë kohën që të përplaset tek ne. Duam të ndërtojmë zona me standarde të reja dhe shembullore në aspektin e planifikimit dhe të cilësisë së jetës urbane dhe duam që t’i akomodojmë në shtëpi më të qira të gjitha ata që jetojnë në zonat rurale”-tha Rama./ Opinion.al