Ish-ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar një foto të Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, në vitin 2010, ndërsa protestonin me maska të zeza, kundër ndalimit të fjalës së lirë, tek hyrja e Parlamentit.
Në facebook, Manjani shkruan se ky grup sot “me të njëjtin regjisor është rreshtuar në mënyrën më brutale ndaj fjalës e mendimit të lirë”
Postimi i plotë:
Se ç’mu kujtua kjo pamje!
Grupi parlamentar i PS në prill 2010 protestonte tek hyrja e Parlamentit me maska të zeza, kundër ndalimit të fjalës së lirë.
Gjetje e bukur regjizoriale e Edi Ramës për atë kohë. Zihehin me Saliun për disa minuta më shumë në foltoren e parlamentit…
Sot, ky grup me të njëjtin regjizor është rrjeshtuar në mënyrën më brutale ndaj fjalës e mendimit të lirë. Dhe jo thjesht ndaj opozitës, por ndaj popullit që po të guxojë të mendojë e ta shprehë atë që e mendon e rrasin brenda.
Nuk ka formalisht dënim për agjitacion e propagandë, por ka përshtatje të termave shpifje, fake neës, panik, kallëzim të rremë.
Dhe jo ta thuash në tv mendimin që ke, por as një faqen personale në facebook nuk e lejojnë më!
Ja ku janë dashnorët e fjalës së lirë!
Paskan pasë hallin e fjalëve të veta. Ato farë fjalësh që dhjesin nga gojët e qelbura me ushqim nga tepsia e pushtetit të pa merituar!!!