Kryeministri Edi Rama ka riformatuar kabinetin e qeverisë. Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar në detyrën e zv.minitrit 3 persona dhe është liruar nga detyra një tjetër.
Vëllai i futbollistit shqiptar Igli Tare, Agron Tare është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky i fundit u lirua nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës më 6 mars.
Nina Guga, drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa”, është emëruar në postin e zv.ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bashku me Oltion Rrumbullakun. Ky i fundit ishte një prej emrave të propozuar nga Rama për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, garë e cila u zhvillua në nëntor të vitit të shkuar.
Ndërsa nga detyra është liruar Redi Shtino, 11 muaj pas emërimit në postin e zv.ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë.