Gazetarja Iva Tiço ka qënë pjesë e emisionit të “Ftesë në 5”, ku edhe tregoi histori lidhur me festat e fundvitit.

Në fjalën e saj, Iva tha se pemën e kishte vendosur gati një muaj më parë dhe tani kishte nisur të ndihmonte të tjerët të dekoronin të tyret.

“Më ka dalë nami që dekoroj. Vjet kam zbukuruar më shumë se një pemë. Vjet kur publikova ‘diku te pema e gjashtë apo e shtatë’ në Instagram shkruajta: zbukuroj pemë, ofroj shërbim në shtëpi. Të betohem më erdhën tre oferta…”, tha Iva duke qeshur.