Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Dorëheqja ka disa dite qe është paraqitur ne gjykatën e Apelit ne Shkodër dhe Këshillin e Larte te Gjykatës por KLGJ nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta. Këto ditë disa gjyqe qe kanë patur për t’u gjykuar nga gjyqtarja Rraboshta janë shtyre për shkak të dorëheqjes së saj.

Ky është emri i katërt qe largohet nga gjykata e apelit ne Shkoder. Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti te kaloje Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa se fundmi Marina Rraboshta behet e katërta me dorëheqjen e saj.

Tashme keto dite pritet te dale përpara Vettingun kryetari aktual i Gjykatës së Apelit ne Shkodër Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendës kryetarit deri para se te largohej kryetari Vjerdha. Me katër gjyqtar te larguar gjykata e apelit ne Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore qe janë duke u shtyrë duke shtuar ngarkesën dhe duke sjellë vonesa në gjykimin e çështjeve qe mbërrijnë kryesisht nga gjykatat e shkalles se parë të veriut.