Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar sot 29-vjetorin e themelimit të kësaj partie. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha risolli në vëmendje krijimin e PD-së, si dhe kontributin e paçmuar të ish-deputetit Azem Hajdari.
Po ashtu ish-kryeministri tha se PD gaboi me lejimin dhe mori të gjitha përgjegjësitë për skemat piramidale dhe doli në vitin 1997 në opozitë. “Ne vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik te mosndalimit ne kohe te skemave piramidale. Ajo iu kundërvu rebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e përgjithshme si rruge politike per zgjidhjen e krizes. Ne fushaten elektorale te vitit 1997, PS premtoi kthimin qindarke per qindrake te parave te humbura ne skema piramidale. Kurse PD deklaroi se nje borxh qe nuk eshte marre nga qeveria kurre nuk mund te njihet.”, thuhet në mesazhin e Berishës.
Po ashtu ai thekson se PD ishte partia e pare opozitare pas 46 vitesh monizmi total, që lindi nga idealet e revolucionit demokratik si parti, ndërsa shton se; “Sot po behet me e qarte se kurre domosdoshmeria e permbysjes se rregjimit te kakistokracise dhe zgjedhjes me shpejtesi te problemeve madhore qe ka krijuar termeti i 26 nentorit.