Në 29 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur nderime për themeluesin e kësaj partie Azem Hajdari.
Teksa ka publikuar foton e Hajdari, Berisha shkruan: “Nderim përjetë tribunit të lirisë, themeluesit të Partisë Demokratike dhe Pluralizmit Politik në Shqipëri, Azem Hajdari! Azem ti je gjallë!”
Kujtojmë se Partia Demokratike e Shqipërisë u krijua më 11 dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami e të tjerë.