E bëri një muaj më parë ambasadori i OSBE, Berndt Borchardt, e përsëriti dje kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë iu ka nxjerrë gishtin e mesit disa të rinjve protestuesë mbrëmjen e djeshme, pasi ata dolën me një bredh kartoni duke protestuar “Rama ik”.

Teksa i quajti ‘harrupiel’, Rama iu ka nxjerrë në largësi gishtin e mesit, ndërkohë që rreth qëndrojnë fëmijë të vegjël, dhe njëri prej tyre, siç shihet në foto, shikon gishtin e mesit që tregon kryeministri.

Pranë Ramës, rri edhe Veliaj, i cili sheh duke qeshur kryeministrin. Pamja lë shumë për të dëshiruar…megjithëse në këtë rast, nuk kemi askujt kujt mund t’i kërkojmë shpalljen non-grata të shefit të qeverisë.

Na mjafton të ndjekim gazetarët dhe mediat pranë tij, që do thonë në orët e ardhshme se nuk ishte gishti i mesit, por ai tregues, dhe se Rama donte t’ju thoshte të rinjve me këtë shenjë: Mua më ka sjellë Zoti… Për më shumë ndiqni pamjet!

(F.g/dosja.al)