Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbimet ndaj analistëve. Gjatë vizitës së tij pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Shijak, Rama i ka krahasuar analistët me një qen.

Tesa ecte krah ekspertëve dhe diskutonte për dëmet që u janë shkaktuar banesave, një qen filloi të lehtë në drejtim të njerëzve.

Kryeministri ktheu kokën ndaj kafshës dhe iu drejtua të zitit të tij që po rrinte në derë.

“Hiqe mor atë analist, fute mrena analistin se na myti. Hiqe mor. Fute mrena,”- tha Rama dhe filloi të ecte, ndërkohë që nga i zoti i qenit nuk mori përgjigje.

f.m/dosja.al