Një makinë ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Makina tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të Fatjon Pashos është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia njofton se grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e saj.

“Në orët e mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit, ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të shtetasit F.P.Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit’, njofton policia.