Jane plot 5 vite qe kolegu yne mungon.
Mejdan Zhivani u shua per te mos u kthyer më , por la pas kujtimin e nje njeriu korrekt dhe bashkepuntor te shkelqyer!
Gazetari sportiv shkodran Mejdan Zhivani u nda nga jeta ne moshen 38-vjeçare. Ky lajm trishtoi gjithkënd: miqtë, kolegët dhe njerëzit e sportit, të cilët kishin jetuar dhe bashkëpunuar me të prej 14 vitesh. Kontributi i tij në gazetarinë sportive gjatë kë- tyre viteve ka qenë i madh
Ai e nisi karrierën në Shkodrës, më pas u transferua në Tiranë për të jetuar me familjen e tij dhe vijuar profesionin. Humbja e tij ka lënë pas një brengë të madhe për të gjithë ata që e kanë njohur, por mbi të gjithë tek ata që kanë jetuar dhe punuar me të. Mejdani ka qenë simbol i korrektësisë dhe profesionalizmit. Ishte njeriu që vlerësonte shoqërinë, po aq sa edhe familjen e tij. Dhe janë pikërisht këta të fundit që po e vuajnë largimin e tij të parakohshëm nga kjo botë
La pas dy fëmijë të vegjël, të cilët do ta kenë të vështirë të rriten pa babanë e tyre pranë. Një humbje e madhe për bashkëshorten, që do t’i duhet të vazhdojë jetën pa njeriun e zemrës. Një humbje e madhe për familjen e tij dhe natyrisht që është një humbje e madhe edhe për ne, kolegët e tij /eetimestv/