Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një prej familjeve të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që janë strehuar në pallatet e Shkozës.
Pasi ka vizituar familjen, Rama ka vijuar për të shkuar në një tjetër familje, por në shkallët e pallatit është ndaluar nga një qytetare e cila i ka treguar problemin e saj.
Qytetarja i ka thënë Ramës se kishte punaur me vjehrrën e tij, por tani nuk paguante dot qiranë pasi merrte vetëm 1330 mijë lekë pension.