Një sherr i nisur nën efektet e alkoolit ka bërë që të mbetet i vrarë me armë zjarri një i ri në qytetin e Kavajës.

Marjus Ismaili 29 vjeç mësohet se është qëlluar me armë gjahu nga shtetasi Xhevdet Leçini 60 vjeç, edhe ky banor i qytetit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 ky të dy personat kanë konsumuar më parë pije alkoolike.

Debati për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna, ku fatkeqësisht ka humbur jetën 26 vjeçari Ismaili. 60 vjeçari Xhevdet Leçini është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje nga efektivat e komisariatit te Kavajës.

Ndërkohë policia e Kavajës ka dhënë detajet e para:

Njoftimi i Policisë:

“Kavajë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes