Në mbedhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, inxhinierja Luljeta Bozo u shpreh se për rindërtimin e banesave duhet të paguajnë edhe vetë pronarët, pasi janë përgjegjës të shkeljes së rregullave të ndërtimit.
Ndërkohë, propozimit të Bozos iu përgjigj kryeministri Rama duke thënë se në këtë situatë nuk janë në gjendje tu kërkojnë para qytetarëve.
Por sipas kryeministrit, kjo do të jetë hera e fundit që do paguajë qeveria dhe se të gjitha banesat do të sigurohen me detyrim.
“Nuk mundet sot që tu kërkojmë njerëzve që të pagujanë, por do u bëjmë të qartë mesazhin se kjo është hera e fundit që qeveria të paguajë të gjithë kusuret lartë e poshte dhe të bëhet i detyrueshëm sigurimi i banesave. Të gjitha banesat në këtë vend duhet të sigurohen”, tha Rama./abcnews.al