Pesë persona, të hetuar nga Krimet e Rënda si pjesë e dosjes “Viluni”, janë marrë të pandehur për trafikimin e mbetur në tentativë të rreth 840 kg drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Detjon Mehmetaj, Çimi Brahimi, Gentjan Sulo, Fero (Eduart) Dervishaj dhe Fatjon Hoxhaj akuzohet nga prokuroria për “Trafikim i narkotikeve”, në bashkëpunim mbetur në tentative.

Të pestë të pandehurit pritet që në ditët në vijim të gjykohen nga gjyqtarja Marsela Balili. Sipas dosjes së prokurorisë sasia prej 840 kg drogë, e gjetur nga policia e Vlorës e braktisur në gadishullin e Karaburunit, ka shërbyer si indicie për policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të bien në gjurmët një grupi kriminal që trafikonte drogën nga Shqipëria drejt tre familjeve Italinë, në zonën e Siçilisë.

Në qershor të 2017 u arrestuan Andrea Çaushi, por i liruar nga gjykata e Apelit, Andi Mita, Kasëm Piluri dhe Altin Rramolli. Këta persona janë ndaluar në vijim të operacionit policor për të shkatërruar një pjesë të celulës së trafikut të drogës, që dy vite më parë u arrestua në zonën e lagunës së “Vilunit” në Lezhë. Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vijuar hetimet për anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal.

Lista e personave të implikuar në trafikun e drogës vijon me Përparim Rraja, Ilir Hajdini, Gjeto Çekaj, Gazmir Mehmetaj, Andi Mita, Detjon Mehmetaj, Denis Kurti, Gentjan Sulo, Adrian Agaraj, Sami Zeneli, Denis Mahmutaj, Çimi/Nriçim Brahimi, Shkëlzen Kallaku dhe Thoma Theodhori. Pesë nga këta persona, Detjon Mehmetaj, Çimi Brahimi, Gentjan Sulo, Fero (Eduart) Dervishaj dhe Fatjon Hoxhaj momentalisht janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë.