Modelja Kejvina Kthella ka hapur ‘faturat’ një ditë më parë teksa ka treguar se shpenzon deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë.
E ftuar në emisionin E diell, përballë gazetarëve në rolin e ‘prokurorëve’, modelja tregoi standartin e jetës që ndjek.
E pyetur për paratë që shpenzon në ditë ajo tha se shpenzon deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë, ndërsa rrogën preferoi ta mbante sekret.
Përsa u përket veshjeve, Kejvina u shpreh se nuk vesh rroba të përdorura pasi siç tregon ajo, është rritur në Itali dhe atje nuk shiten të tilla.
Pjesë nga biseda
Graciano Tagani: Sa lekë prish ti në ditë, përafërsisht?
Kejvina Kthella: Varet sa lekë kam në kuletë, mund të Prish 100 deri në 200 mijë lekë në ditë.
Graciano Tagani: Ou, sa e ke rrogën ti që prish 200 mijë lekë në ditë?
Kejvina Kthella: Sa e kam rrogën?! Këtë po e mbaj për vete
Graciano Tagani: Ok, po e bëjmë këtë me llogari.
Gazetari: A vesh rroba të përdorura ti?
Kejvina Kthella: Varet, nëse më pëlqen, vesh.
Gazetari: Më shumë të përdoruRa apo të reja?
Kejvina Kthella: Por unë jam rritur në Itali dhe atje nuk shesin. Atje shiten marka që mund të blihen nga të gjithë dhe unë do të vazhdoj të blej dhe të blej
Momenti në video pas minutës 05:25