Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama i uron mëngjesin shqiptarëve përmes disa fjalëve që i përkasin besimeve të ndryshme fetare.
Kryeministri njëherë zgjedh të citojë Bilën, njëherë Kuranin e ndërsa sot ai u ndal tek Fletorja e Bektashinjëve, duke cituar shkrimtarin e madh Naim Frashëri.
Përshëndetjet me ngjyra fetare që u bënë rutinë e kryeministrit, analisti Hysni Gura, i sheh si nostalgji të Ramës, për kohën kur ai mbante postin e kryetarit të KIS (partisë kristian islamike), që themeloi dikur me avokat Spartak Ngjelën.
‘Një ditë citon Biblën, një ditë Kuranin!
‘Sot Rama po përjeton edhe lavdinë e munguar si kryetar KIS (patia kristian islamike) që themeloi me Tak Ngjelën. Hysni Gura’, shkruan analisti në ‘Facebook’.