Pas denoncimeve për kushte skandaloze profesionale e higjienike, Urgjenca e Tiranës u mbyll dhe ekipi I saj u shpërnda në tre spitale.
Por problematikat kanë mbetur aty, tashmë të ndara në Urgjencën spitalore dhe të Sanatoriumit. Nuk dihet nëse ministrja Manastirliu nuk është në dijeni apo thjesht nuk ka nge, por ekipi mjekësor I urgjencës po përballet me mungesa bazike të ardhjes në ndihmë të pacientëve në kushte emergjence.
Ekipet mjekësore denoncojnë se kanë mungesa në të paktën 6 medikamente urgjence. Nuk punojnë dy defibrilatorët e rinj në dy autoambulancat AA 276 VV dhe AA 092 VV. Nëse një pacient ka nevojë urgjente për një nga këto medikamente apo për goditje me defibrillator, kjo është e pamundur. Në vetem 3 Autoambulanca punon nje personel, i cili perbehet nga 11 Mjek, 15 Infermiere dhe 14 shofere.
Situata është emergjente, po aq sa nevojat e qytetarëve për shërbimin e duhur të Urgjencës në këto ditë të vëshira pas tërmetit. Zonja Manastirliu kushtojini vëmendje kësaj situate sepse efikasiteti I Urgjencës shpëton jetë.