Tërmeti i fortë i 26 nëntorit nuk ka kursyer as spitalin e Laçit, ku marrin mjekim dhjetëra qytetarë.
Objekti ka pësuar dëmtime nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm. Në funksion është lënë vetëm urgjenca e këtij spitali.
Gjatë ditës së djeshme, pjesa më e madhe e personelit është transferuar në spitalin e Lezhës.
Pritet të ketë një zgjidhje të dytë për godinën.