Pas orëve të tëra në greminë i plagosur rëndë, efektivi i RENEA-s është nxjerrë nga kolegët e FNSH-së së Shkodrës, të cilët do ta transportojnë për në fshatin më të afërt, Nderlycaj.

Atje ose do të vijohet rruga me makinë ku duhet 5 orë për të mbërritur në qytetin e Shkodrës ose do të pritet helikopteri i Forcave të Armatosura për ta sjellë drejt Tiranës. Këtë pritet ta vlerësojnë ekipet mjekësore.