Ylli Baka dhe Era Rusi i kanë mahnitur të gjithë me këngën e tyre të re, kushtuar tragjedisë së 26 nëntorit, kur një tërmet shkatërrimtar goditi Shqipërinë dhe për pasojë humbën jetën shumë njerëz.
Era dhe Ylli tregojnë që në fillim të klipit se të ardhurat e këtij projekti do shkojnë në ndihmë të një fëmije të mbijetuar që ka nevojë për arsim.
Projekti mban titullin Në emër të shpresës dhe kënga është shumë prekëse, po ashtu edhe videoklipi që tregon pasojat që la tërmeti.