Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha sociale, duke i propozuar të takohen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se plani për rimëkëmbjen e biznesit të propozuar nga Basha, në një pjesë të sugjerimeve përkon me propozimet e hartuara nga Komiteti i Rindërtimit.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh.

“@lulzimbashaal një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, shkruan Rama.