Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 36-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Agias në Hania mëngjesin e sotëm.

Autoritetet kanë lajmëruar se në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dukshme të dhunës. Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore. Ndërkohë, po vazhdojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.