Sot ma shpejt nje thes me pleshta

Ti ban bashke se dy shqyptare.

Sa jane fise permbi dhe

Me bashkim kta n’drite kane dale:

Ka çite dreqi pushke mbi ne

Mos me u ba dy vete m’nji fjale.

Sepse ktu kujton seicili

Se ka mend edhe me shitun:

Thue se mendja e holle e kshilli

Vijne prej vedit n’krye t’u rritun