Të arrestuarit janë Melson Shaqiri, Eraldo Muça dhe Ervin Vukatana.

Njotimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna”.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municon luftarak dhe lëndë narkotike kokainë e kanabis.

Vihen në pranga tre shtetas që posedonin armët e zjarrit dhe lëndën narkotike, si dhe një tjetër procedohet në gjëndje të lirë.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri, si dhe për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe i lëndëve narkotike.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”.