Kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, kanë bërë një vizitë në një familje në zonën e Saukut në Tiranë në kuadrin e ofrimit të qerave për banesat e personave që kanë mbetur pa streh për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit.

Ndërsa në dalje Rama sikurse pak ditë më parë kur tha se shkalla duhej lyer me bojë që në 4 të mëngjesit, sot i ka thënë kryebashkiakut të vendosen disa parmakë sepse banorët rrezikojnë.

Ndërkohë Veliaj është munduar të justifikohet për episodin e pak ditëve më parë duke sqaruar se Rama nuk i ishte drejtuar atij për të lyer shkallët por administratorit të godinës.

Pjesë nga biseda:

Rama: Vëri një parmak këtu, që nesër

Veliaj: Kjo duket sikur më thua mua që lyje, vëre.

Rama: E leyve atë (qesh)

Veliaj: Po po. Të tjerët e morën sikur më the mua, sikur dhanë urdhërat, lyje.

Rama: Ajo që thashë atë ditë u lye.

Veliaj: Ajo u lye që atë dite, ai mavrija nuk ishte fare atë ditë që është administrator, ai që ju drejtove ti, kujtuan se më the mua.

Rama: Nesër në mëngjes parmakët këtu, se mund të dalin njerëzit përgjumësh…

Veliaj: Që sot, ça nesër. E lashë porosi, do ta bëjë Toni, Ton Kacidhja

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Tiranë, Sauk – U paguan qeratë për 923 familje të mbetura pa strehë në Tiranë ose 92% e familjeve të dëmtuara në zonën urbane? Do t’i mbajmë nëpër apartamente e shtëpi të zgjedhura nga vetë ata, deri kur të rindërtohen shtëpitë dhe me këtë rast, le të dalë dikush dhe të na tregojë kur e ku ka ndodhur, që shteti të reagojë kaq shpejt e brenda 10 ditësh të sistemojë nëpër shtëpi mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi? NATYRISHT KY ËSHTË VETËM FILLIMI dhe KA PLOT E PLOT AKOMA që duhen sistemuar kështu, ndërkohë që do të nisë e realizohet PROGRAMI I RINDËRTIMIT????#Besim #Durim #Bashkim #Vendosmëri#FinoallaFine? #DerinëFund?https://e-albania.al/dhuro/

Posted by Edi Rama on Saturday, December 7, 2019