Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në jë familje në zonën e Saukut në Tiranë në kuadrin e ofrimit të qerave për banesat e personave që kanë mbetur pa streh për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit.

Pjesë e kësaj familje ishin edhe dy fëmijë të cilëve Rama u ka treguar se cila është rruga që duhet të ndjekin dhe cila është ajo prej të cuilës duhet të heqin dorë.

Rama ka këshilluar famijëtt të lexojnë libra, të merren me sport, apo të shikojnë filma ndërsa u ka kërkuar të mos merren me facebook-un pasi është teksirati I atij ta bëjë këtë gjë.

Madje ka shprehur edhe një dëshirë të tij për të cilën thotë se do të ishte lumturia më e madhe e tij nëse do arrinte ta bënte realitet.

Pjesë nga biseda:

Rama: Hajde këtu, ça është kjo punë je trembur nga tërmeti? Çështë kjo punë klështu burrat dhet çunat janë trembur më shumë nga të gjithë? Si e ke emrin ti?

Fëmija: Alesia
Rama: Qenke shoqja e Zahos ti, sa Zaho. Ca do bëhesh kur të rritesh, hë na e thuaj tashi
Një nga banorët: Balerinë.
Rama: Ça do bëëëhesh kur të rriiitesh? Nuk e thotë e mban sekret
Një nga banorët: Këngëtare
Rama: Jo me këngëtaren e mban për qef ai, dhe jo facebook. Jo facebook jo. Rrezik bredh tek facebooku ti, s’ka facebook. Libra, sport muzikë, filma dhe jeni më rehat ashtu. Na e lini ne që na ka rënë taksirati. Një nga gjërat që mendoj që do jetë lumturi e madhe kur ta arrijë këtë punë është që ti fus një të mbyllur, prraf, dhe të mos kemi më të bëjmë me lajme me budallallëqe.

Ndiqni videon pas minutës së 14:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Tiranë, Sauk – U paguan qeratë për 923 familje të mbetura pa strehë në Tiranë ose 92% e familjeve të dëmtuara në zonën urbane? Do t’i mbajmë nëpër apartamente e shtëpi të zgjedhura nga vetë ata, deri kur të rindërtohen shtëpitë dhe me këtë rast, le të dalë dikush dhe të na tregojë kur e ku ka ndodhur, që shteti të reagojë kaq shpejt e brenda 10 ditësh të sistemojë nëpër shtëpi mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi? NATYRISHT KY ËSHTË VETËM FILLIMI dhe KA PLOT E PLOT AKOMA që duhen sistemuar kështu, ndërkohë që do të nisë e realizohet PROGRAMI I RINDËRTIMIT????#Besim #Durim #Bashkim #Vendosmëri#FinoallaFine? #DerinëFund?https://e-albania.al/dhuro/

Posted by Edi Rama on Saturday, December 7, 2019