Tërmeti i 26 nëntorit 2019 e goditi rëndë Durrësin dhe disa zona të banuara në afërsi. Një numër banesash shumëkatëshe u rrëzuan duke marrë jetë njerëzish, një pjesë e madhe u kthyen në të pabanueshme.
Njëra nga zonat, që shkaktoi më shumë plagë njerëzore, rezultoi të ishte Këneta e Durrësit. Përbërja e tokës duket nuk i përballoi lëvizjet sizmike, duke shkaktuar numrin më të madh të totalit të banesave të shembura dhe të viktimave njerëzore.
Por çfarë thotë historia për këtë zonë tashmë të mbushur me mijëra ndërtesa? Çfarë mendimi kanë ekspertët për fatin e ndërtimeve në tokën kënetore dhe më tej, gjithçka që ndodhi, ishte një pabesi e natyrës, apo një krim njerëzor?
Këtyre pyetjeve ju jep përgjigje dukumentari më i ri i ciklit Abc/Story, që do të transmetohet premierë të shtunën në orën 22:15./abcnews.al