Ndërsa në “skanerin” e Inspektoratit Shtetëror të Punës, kanë kaluar rreth 16.300 punonjës në të gjithë vendin, 30 për qind prej tyre, apo 1465 kanë rezultuar se punonin në të zezë.  Shifrat e këtij institucioni të siguruara nga SCAN,  japin një pasqyrë të qartë të informalitetit në punë gjatë planit operacional të ndërmarrë në muajt Korrik-Gusht 2019.

Numri më i lartë i punëmarrësve të pasiguruar në subjekte kundrejt totalit të punonjësve të evidentuar në to, është konstatuar në Shkodër me 54 për qind. Në vendin e dytë, renditet Fieri me 50 për qind,  i ndjekur nga Kukësi me 44 për qind, Korça me 43 për qind, dhe Berati me 40 për qind. Ndërsa përqindja më e ulët e punëmarrësve informal në raport me numrin total të atyre që janë kontrolluar, rezulton në qarkun e Dibrës me 11 për qind, dhe një raport relativisht të të ulët konstatohet edhe në Gjirokastër me 20 për qind.

https://youtu.be/-b7CuHzVNFM