Në Prokurorinë e Përgjithshme në sektorin e dekriminalizimit prej 28 Nëntorit tashmë është bërë publike edhe letërporosia që ka mbërritur nga Italia për ish kandidatin e PS për Bashkinë Shkodrës Valdrin Pjetrin Pjetri.
Sic është bërë e ditur edhe ne media, në letërporosinë që mberrin nga Italia vertetohen të gjitha akuzat e ngritura nga PD cka detyruan edhe Pjetrin qe te mos betohej për asnje minutë si Kryetar i Bashkisë Shkodër.
Por nëse për Pjetrin një përgjigje e tillë ka ardhur, në radhët e selisë blu po pritet një tjetër vendim.
Bëhët fjalë për Kryetarin aktual të Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani.
Burime për eetimes bëjnë me dije se këto ditë pritet të mberrijë edhe i gjithë dokumentacioni i kërkuar nga organi i akuzës dokumente këto të cilët do të vertetojnë ose jo të gjitha akuzat e ngritura nga PD për këtë të fundit.
Mark Babani është një nga kryebashkiaket e akuzuar nga PD me të shkuar kriminale dhe është kërkuar qe të dorëhiqet nga posti i Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës