Padyshim qe eshte shfaqur i kenaqur me fitoren ndaj Luftetarit, fitore kjo qe e shkeput Vllaznine e tij perfundimisht nga dy vendet e fundit te renditjes.
Trajneri Mirsad Jonuz ka folur per takimin e sotem ne Gjirokaster, lenien ne stol te kapitenit Lika por edhe per çeshtje te tjera teksa per “Supersport” ka deklaruar:
“Ishte strategjia ime që ekipi të ishte i kujdesshëm dhe të luanim për 0-0. Pastaj futëm më tepër sulmues për ta bërë takimin më të hapur dhe ia dolëm. Shoh një të ardhme të ndritur te Vllaznia. Herët të flasim për objektivat dhe kemi pasur disa mungesa.
Unë e dija që lojtarët e rinj të Luftëtarit do të gabonin dhe për këtë arsye ne kemi fituar. Bardulla ka qenë 7 ditë i sëmurë përpara se të mbërrinim këtë ndeshje. E futa në 30 minutat e fundit për të qenë i freskët.
Kam respekt për Bardullën, Likën e sulmuesit e tjerë. Por na duhet një afrim i ri aty. Poshtë vetes kemi Flamurtarin dhe Luftëtarin, për mua mbijetesa ka mbaruar, duhet të shohim më lart”.