Mauro Icardi ka hyrë në historinë e Paris Saint-Germain. Pas një starti të ngadaltë, sulmuesi argjentinas që është në pronësi të Inter, ka shënuar golin e tij të 11-të për skuadrën e udhëhequr nga trajneri Thomas Tuchel në ndeshjen e fituar në transfertë 1-3 ndaj Montpellier.
Plot 11 gola të Icardit në një total prej 883’ minutash të luajtura me parisienët. Një statistikë që e rendit argjentinasin në krye të listës së sulmuesve më të mëdhenj dhe më të shpejtë në këtë mision. Në fakt ish-kapiteni i Inter ka bërë më mirë se legjendat Dely Valdes (900′), Ibrahimovic (916′) dhe Weah (936′).
Pa llogaritur faktin që realizueshmëria e tij është shumë herë më e mirë se shokët aktual të skuadrës, si Neymar, të cilit iu deshën 1032’ minuta lojë për të shënuar 11 golat e parë me PSG, Cavani me (1059′) dhe Mbappé(1501′).
Me pak fjalë, Icardi është një makineri golash që nuk ka ndër mend të ndalet dhe që vazhdon të magjepsë tifozët e Paris Saint-Germain. Ndërkohë, disa kilometra më tutje, në Itali, Marotta dhe Inter fërkojnë duart.